Aksident me një të vdekur në Fier

Nga A2 CNN
12 Maj 2019, 21:37 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në Fier

Një person ka humbur jetën në orët e mbrëmjes së të dielës pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Seman-Fier.

Policia ka bërë të ditur se një automjet ka aksidentuar shtetasin R.K, 66 vjeç, banues në Dermënas, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi R.K, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos