
11 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, me akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.
Gjatë operacionit të koduar “Bsitrica”, u arrestuan E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç, të katërt banues në Fier. Si dhe u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për shtetasit; P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç, të tre banues në banues në Patos-Fier. A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç dhe G.S., 27 vjeç, të katërt banues në Fier.
Gjatë kontrolleve të kryera janë sekuestruar 145,6 kg lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”; 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë, 3 amë zjarri dhe municion luftarak.
“Personat e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L.
Në kuadër të këtij procedimi me datë 05.04. 2019, në P.K.K. Kapshticë, është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj, 38 vjeç, me banim në Lushnje, i cili u kap duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin “Toyota” që drejtohej prej tij.
Gjatë operacionit u arrestua në Mallakastër dhe shtetasi H. L, 52 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri automatike me 2 krehra me 60 fishekë si dhe 1 gjerdan me 30 fishekë”.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
(A2 Televizion)