
Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur rreth orës 15:30 në Golem të Kavajës. Viktima, 52-vjeçari me inicialet A Gj., po drejtonte një motor ku si pasagjere ndodhej edhe shtetasja L.Gj, kur u përplas me një furgon.
Si pasojë e aksidentit 52-vjeçari ndërroi jetë, ndërkohë që pasagjerja u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)