
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së hënës në Ersekë, në vendin e njohur si fusha e Selenicës.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Makina ku udhëtonte i plagosuri ka dalë nga rruga, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur për të hetuar shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)