Aksident me pasojë një të vdekur në Peqin

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 22:34 | Kronikë
Aksident me pasojë një të vdekur në Peqin

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në fshatin Përparim, ku automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi  F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin që drejtonte karrocën. Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos