Pushimet në Durrës kthehen në fatkeqësi për 68-vjeçarin! U fut në det për t’u larë, por gjen vdekjen

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 20:27 | Kronikë
Pushimet në Durrës kthehen në fatkeqësi për

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdet. Një pushues sapo është futur në det në Porto Romano në Durrës është ndjerë keq dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, teksa viktima është identifikuar si Hamza Duda, 68 vjeç. Familjarët  dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar për në spital, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos