Zjarri shkrumbon rreth 15 hektarë me pisha e dushqe në Fier

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 19:51 | Kronikë
Zjarri shkrumbon rreth 15 hektarë me pisha e dushqe në Fier

Rreth 15 hektarë me pisha, dushk e shkurre, është sipërfaqja e dëmtuar deri tani nga zjarri masiv, i cili përfshiu mesditën e sotme zonën e Peshtanit në Fier.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve nuk është bërë ende i mundur neutralizimi i tyre.

Ndërkohë që terreni i vështirë ka vështirësuar së tepërmi mbajtjen nën kontroll të flakëve, në ndihmë të zjarrfikësve ka mbërritur edhe një helikopter. Ende një sipërfaqe e konsiderueshme vijon të jetë nën pushtetin e flakëve ndërkohë që vetëm helikopteri ende vijon të jetë në zonë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/21/helikopteri-cougar-ne-mision-per-shuarjen-e-zjarrit-ne-fier/

A2 CNN Livestream

Latest Videos