
Ministria e Mbrojtjes ka ngritur në ajër helikopterin Cougar për t’i ardhur në ndihmë zjarrfikësve për shuarjen e vatrave të zjarrit në qarkun e Fierit.
“Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan.
Në këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, u bëjmë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha”, njofton Ministria e Mbrojtjes. (A2 Televizion)