Shpërthen ngrohësja në lokal, 3 të plagosur

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 19:44 | Kronikë
Shpërthen ngrohësja në lokal, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në Gramsh, pas shpërthimit të një bidoni me benzinë pranë një sobe me dru që shërbente për të ngrohur ambientin e një lokali.

Të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe një prej tyre është më rëndë. Të tre janë dërguar me urgjencë në repartin e djegieve në QSUT. Të plagosurit janë Artan Hamati, 45 vjeç, Ajri Parllaku, 48 vjeç, dhe Erjon Hida, 28 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e shpërthimit të ngrohëses që shërbente për t’u ngrohur në lokal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos