OFL vijon aksionin në Shkodër, urdhër sekuestrimi për pasuritë e 6 shtetasve

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 18:18 | Kronikë
OFL vijon aksionin në Shkodër, urdhër sekuestrimi për

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vijim të operacioni të nisur një ditë më parë nga Operacioni Forca e Ligjit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme.

1.            Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

•             Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

2.            Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:

•             Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;

•             Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;

•             Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2. 

3.            Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

•             Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër; 

•             3 automjete

•             1 motor. 

4.            Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

•             Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;

•             Një automjet;

5.            Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

•             Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër. 

6.            Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:

•             Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;

•             Një automjet; (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/04/operacioni-forca-e-ligjit-lleshaj-hap-i-rendesishem-presim-rezultate/
https://a2news.com/2020/02/04/forca-e-ligjit-formulari-i-dergohet-te-forteve-te-durresit-dhe-elbasanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos