Aksident me pasojë vdekjen në Malësi të Madhe

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 16:31 | Kronikë
Aksident me pasojë vdekjen në Malësi të Madhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orën 15:00 të ditës së sotme, në aksin rrugor Koplik-Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e Zhajës”, në fshatin Zagorë të Malësisë së Madhe.

Nga hetimet paraprake dhe nga deklarimet e drejtuesit të mjetit, mësohet se ai ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë është përplasur me sinjalistikën anësore dhe ka dalë në skarpatin e rrugës. Në automjet udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasja Gj. D., 57 vjeç, e cila ka dalë nga mjeti gjatë rrotullimit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit u dërgua për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos