Forcat “Shigjeta” vënë në pranga dy persona, kapen me pistoletë me silenciator

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 09:58 | Kronikë

Dy persona janë vënë në pranga nga forcat e policisë “Shigjeta” në Tiranë, pasi qarkullonim me armë zjarri me silenciator dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar.

Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit E. Z., 29 vjeç dhe E. A., 24 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.

Policia bën të ditur se një automjet nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Forcat “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit  tip "BMW". Drejtuesi i automjetit, kur ka parë se po ndiqej nga forcat “Shigjetat”, ka hedhur nga dritarja e makinës një armë zjarri pistoletë me silenciator, si dhe një aparat celular që përdoret për shpërthime në distancë.

Policia ka bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe arrestimin e dy personave që udhëtonin me këtë automjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos