Aksident me të plagosur në aksin Vlorë-Fier, “Audi”përfundon në kanal

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 20:19 | Kronikë

Një aksident me dy të plagosur është regjistruar në autostradën Vlorë-Fier, në vendin e quajtur Kripa.

Mësohet se një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafik-ndarësen dhe më pas ka rënë në kanalin anës rrugës.

Në makinë ndodheshin dy persona. Raportohet se pasagjerja femër ka marrë dëmtime serioze ndërsa drejtuesi i “Audi-t” ka shpëtuar pa dëmtime të rënda.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos