Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Cërrik

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 18:35 | Kronikë
Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Cërrik

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Audi” dhe një motoçikletë.

Në aksident humbi jetën drejtuesi i motoçikletës Ervis Driza, 35 vjeç si dhe u plagos pasagjeri Fatos Qosa, 56 vjeç, ndërkohë që drejtuesi i mjetit A.Sh. është shoqëruar në komisariat për të sqaruar dinamikën e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos