
“Arrest me burg” është masa e sigurisë për 18-vjeçarin Devis Hoti, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Flamur Duçiç me thikë, 3 ditë më parë në fshatin Mborje të Korçës.
Në sallën e gjyqit, 18-vjeçari është shprehur vetëm se është i pafajshëm.
Ndërkohë, nga të dhënat e prokurorisë, dyshohet se mes dy personave ka pasur përleshje fizike fillimisht dhe Hoti ka edhe shenja në fytyrë dhe në duar.
Më pas, ai dyshohet se ka goditur me thikë 48-vjeçarin, i cili ndërroi jetë. (A2 Televizion)