
Një aksident me vdekje ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë. Policia njofton se 27-vjeçari, Enea Yzellari, nga fshati Gështenjas, duke drejtuar mjetin tip "Benz" është përfshirë në një aksident me mjetin tip "Ford", të drejtuar nga 32-vjeçari Delor Latifllari, nga Vërdova.
Ky i fundit si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Pogradecit, ndërsa policia ka arrestuar 27-vjeçarin. (A2 Televizion)