
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Tiranë në orët e mbrëmjes së të martës.
Policia ka bërë të ditur se në rrugën "5 Maji" dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)