Qëllohet me armë një person në Korçë

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 18:09 | Kronikë
Qëllohet me armë një person në Korçë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë pasditen e së martës në qytetin e Korçës. Fillimisht ka pasur konfrontim fizik, më pas personi i plagosur, shtetasi Igli Qani, 30 vjeç, është larguar nëpërmjet një rrugice dhe është qëlluar me armë nga autori.

Policia thotë se ngjarja ndodhi në një rrugicë të pandriçuar, por ndërkohë ende nuk ka konfirmuar identifikimin e autorit, pritet që në bazë të deklaratës të të plagosurit të shkohet edhe tek autori që është në kërkim.

Sipas policisë, 30-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe i arrestuar njëherë për armëmbajtje pa leje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos