Autobusi përplas këmbësorin në rrugën e “Durrësit”

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 11:18 | Kronikë
Autobusi përplas këmbësorin në rrugën e

Një 77-vjeçar ka mbetur i plagosur pasur është përplasur nga një autobus paraditen e së hënës te Rruga e Durrësit në Kryeqytet.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30, ku autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori shtetasi H. ZH ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësor. Ndërkohë, drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos