Rikthehet dhuna ndaj bluzave të bardha në Peqin, arrestohet 32-vjeçari

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 09:54 | Kronikë
Rikthehet dhuna ndaj bluzave të bardha në Peqin, arrestohet

Një 32 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Peqinit pasi ushtroi dhunë ndaj një mjeku të spitalit rajonal.

Sipas policisë 32-vjeçari A.K. kishte shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ushtroi dhunë ndaj mjekut Y.T.

Pas marrjes së njoftimit, Policia e Peqinit shkoi menjëherë në vendngjarje, ku bëri arrestimin në flagrancë të autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos