Aksident me vdekje në Kamëz, shoqërohet në komisariat drejtuesja e mjetit

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2019, 18:02 | Kronikë
Aksident me vdekje në Kamëz, shoqërohet në komisariat

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e Kamzës, ku një automjet ka përplasur për vdekje një grua që po kalonte rrugën.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën “Demokracia”, në kryqëzim me Bulevardin “Blu”  humbi jetën 35-vjeçarja P.A.

Drejtuesja e mjetit të përfshirë në aksident shtetasja B.D. është shoqëruar në komisariatin e policisë deri në zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos