Del videoja, momenti kur i vihet flaka makinës në Korçë, autori u dogj edhe vetë

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 10:18 | Kronikë

A2CNN ka siguruar pamjet e zjarrvënies së qëllimshme mesnatën e djeshme në qytetin e Korçës, ku iu vu flaka një automjeti.

Në videon e siguruar nga A2CNN, shihet një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse. Deri më tani, autori nuk është identifikuar, nuk është paraqitur për ndihmë në asnjë spital të juglindjes.

Pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nuk njihet si person me precedentë penalë.

“Korçë/Informacion paraprak: Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njoftoi Policia e Korçës në lidhje me zjarrvënien. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/06/zbulohet-pronari-i-makines-se-djegur-ne-korce-autori-u-dogj-edhe-vete-kur-i-vuri-flaken/
https://a2news.com/2023/04/06/perfshihet-nga-flaket-nje-automjet-tek-ura-e-fajances-ne-korce-dyshohet-e-qellimshme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos