Zbulohet pronari i makinës së djegur në Korçë, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 10:04 | Kronikë

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pak pas mesnatën në vendin e quajtur "Ura e Fajancës" në unazën e qytetit të Korçës, ku një automjeti i është vënë flaka qëllimisht.

Pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nuk njihet si person me precedentë penalë.

Burime bëjnë me dije se gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë shihet një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse, ndërsa ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit.

Deri më tani, autori nuk është identifikuar, nuk është paraqitur për ndihmë në asnjë spital të juglindjes.

“Korçë/Informacion paraprak: Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur "Ura e fajancës", ka rënë zjarr në automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njoftoi Policia e Korçës në lidhje me zjarrvënien. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/06/del-video-momenti-kur-i-vihet-flaka-makines-ne-korce-autori-u-dogj-edhe-vete/
https://a2news.com/2023/04/06/perfshihet-nga-flaket-nje-automjet-tek-ura-e-fajances-ne-korce-dyshohet-e-qellimshme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos