Aksident me vdekje në Sarandë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 15:57 | Kronikë
Aksident me vdekje në Sarandë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 ën Gjashtë të Sarandës. Sipas Policisë një motomjet është përplasur me një automjet, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 35-vjeçar i motomjetit. Viktima me motorr është Marsel Kasi nga Gjirokastra, ndërkohë drejtuesi i mjetit Taulant Bita.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford" me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.

Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos