Drogë nga Siria në BE, lihen në burg 19 prej të arrestuarve, 1 në “arrest shtëpie”

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 13:09 | Kronikë
Drogë nga Siria në BE, lihen në burg 19 prej të arrestuarve,

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit "arrest me burg", të dhëna në mungesë për grupin e arrestuar, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Coast to coast”, ndërsa është lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” Sonila Sulaj.

20 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim me kërkesë të SPAK, si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e drogës nga Lindja e Mesme në vendet e Bashkimit Europian, si edhe mes Shqipërisë e vendeve të rajonit.

Operacioni i koduar “Coast to coast”, nga bregu në breg, ishte finalizim i një hetimi 2-vjeçar të një skuadre të përbashkët mes prokurorëve të SPAK e atyre të Prokurorisë së Firences në Itali, të koordinuara nga Eurojust.

Nga hetimi janë dokumentuar të paktën 8 episode të trafikut të kanabisit, kokainës, heroinës e resinës, ku vlera e përafërt e drogës së sekuestruar shkon në gati 2.7 mln euro. Sipas SPAK, kanabisi është siguruar në Siri, heroina në Turqi, ndërsa kokaina nga vendet e origjinës në Shqipëri e më pas drejt vendeve të BE.

Të arrestuarit, mes të cilëve edhe një punonjës i policisë kufitare në pikë kalimin e Muriqanit, akuzohen për “trafik të narkotikëve”, “grup të strukturuar kriminal” e “pastrim parash”. Ata kanë pasur role të ndryshme në organizmin kriminal, ndërsa mënyra e trafikut ka pasur një specifikë. 

Gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular, si dhe vlera monetare. Paralelisht, me hetimin penal ndaj të dyshuarve është bërë edhe një hetim pasuror.

EMRAT NDAJ TË CILËVE ËSHTË PRERË URDHËR ARRESTI

Endrit Bakiu

Suko Pajo

Artur Sulaj

Arian Tola

Fadjon Çami

Viron Lekaj

Artan Agalliu

Shpëtim Pjeshka

Jani Çavo

Kudret Rustemaj

Besnik Ruçi

Pirro Çapi

Jani Meçja

Edmond Kabashi

Tomi Hila

Leonard Nergjoni

Artin Kurti

Astrit Miska

Ervis Çvilo

Mirash Gjoni

Sonila Sula (arrest shtëpie)

https://a2news.com/2023/06/27/shkaterrohet-grupi-kriminal-spak-trafikonin-droge-me-kamione-nga-siria-dhe-turqia/
https://a2news.com/2023/06/27/nga-bregu-ne-breg-droge-nga-siria-ne-be-spak-godet-grupin-kriminal-me-21-anetare/

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos