
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 31-vjeçare është gjetur e pajetë pak pas mesditës së sotme në afërsi të shkollës "Bajram Curri", në ambientet e një pallati të pabanuar.
Policia bën të ditur se nga të dhënat e para dyshohet se 31-vjeçarja mund të ketë ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.
“Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës "Bajram Curri", në ambientet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.
Paraprakisht, dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)