Të qarat e fëmijës “ngritën lagjen në këmbë”, arrestohet 37-vjeçarja shqiptare në Selanik, la 1-vjeçarin të vetëm në shtëpi

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 11:26 | Kronikë
Të qarat e fëmijës “ngritën lagjen në

Policia greke njofton se ka vënë në pranga një 37-vjeçare shqiptare në Selanik, pasi akuzohet se ka vënë në rrezik, duke e lënë vetëm në shtëpi, fëmijën e saj një vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11 të mëngjesit të së martës, në një banesë në qendër të qytetit. Policia dyshohet se u lajmërua nga fqinjët të cilët dëgjuan fëmijën duke qarë dhe u shqetësuan.

Oficerët e policisë janë nxituar drejt shtëpisë dhe pas kontrolleve kanë vënë në pranga nënën 37-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, e cila do të dërgohet pranë organeve gjyqësore kompetente me akuzën se ka vënë në rrezik jetën e të miturit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos