U përplas nga një automjet, humb jetën 43-vjeçari në Mirditë

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 22:44 | Kronikë
U përplas nga një automjet, humb jetën 43-vjeçari në

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Mirditë. Bëhet e ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik.

Një 63-vjeçar, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip "Benz", ka aksidentuar një 43-vjeçar, banues në Fan, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos