Krim në familje, 43-vjeçari vret kunatën në banesë  dhe më pas veten

Nga A2 CNN
8 Prill 2023, 08:50 | Kronikë
Krim në familje, 43-vjeçari vret kunatën në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në të gdhirë të ditës së sotme në Shkozë. Mësohet 43-vjeçari ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas veten.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos