
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, kamioni tip “Man” i drejtuar nga shtetasi A.B. përplasi një këmbësor, i cili për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)