Një aksident me dinamikë dramatike ka ndodhur sot në Pogradec, në aksin rrugor drejt Qafë Thanës, ku si pasojë dy automjete janë përplasur duke u përmbysur dhe goditur godinën e një dyqani aty pranë.
Dy automjetet, një Volkswagen “Tuareg” dhe një mjet tip Ford u përplasën në lokalitetin Memlisht, ku Ford-i nga fuqia aksidentit u përmbys duke kaluar trafikndarësen dhe goditur një dyqan që ndodhej aty.
Sipas informacioneve, ende provizore, një nga drejtuesit është i lënduar. (A2 Televizion)