Aksident në aksin problematik në Korçë, makina përplaset me motorin

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 10:44 | Aktualitet

Një aksident është regjistruar, mëngjesin e së martës, në afërsi të terminalit të autobusëve në Korçë, pasi një makinë është përplasur me një motor. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por dëme të shumta materiale. Ky është një nga segmentet ku ndodhin shpesh aksidente për shkak të trafikut të rënduar, sinjalistikës problematike dhe lëvizjes në shumë raste me shpejtësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos