Në dialog me MASR? Pedagogu Peqini: Protesta është proces në vijim në plotësim të kushteve

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 09:55 | Aktualitet
Në dialog me MASR? Pedagogu Peqini: Protesta është proces në

Pedagogët janë në diskutim me qeverinë dhe këtë e ka konfirmuar pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Klaudio Peqini. I ftuar në “Dita jonë” në A2 CNN, ai tha se janë duke dialoguar me Ministrinë e Arsimit, e cila në shkresën e fundit ka kërkuar informacion mbi stafin ndihmësakademik.

https://a2news.com/2022/11/07/pati-presion-te-jashtezakonshem-pedagoget-bojkoti-pezullohet-perkohesisht/

“Ne jemi ende në pritje të përfundimeve të diskutimeve me ministrinë e linjës. Patjetër që ka dialog. Na ka ardhur edhe shkresë nga ministria e linjës për diskutimet dhe informimin më të saktë në lidhje me stafin. Cili staf duhet të trajtohet me vështirësi pune dhe cili jo? Është proces në vijim”.  

Për sa i përket protestës së sotme ai tha se është një proces në vijim.

“Do të jetë procedurë e zakonshme. Do të dalin pedagogët në orën 11:00 dhe do të flasin për plotësimin total të kërkesave tona”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos