Kraja: Grupet kriminale janë bërë shumë të egër, kanë shtrirë aktivitetin deri në Dubai

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 10:08 | Aktualitet
Kraja: Grupet kriminale janë bërë shumë të egër,

Grupet kriminale kanë shtrirë aktivitetin e tyre deri në Dubai. Kështu deklaroi kreu i SPAK Arben Kraja në simpoziumin “Krimi organizuar ndërkombëtar, sistemi i luftës kundër mafias dhe bashkëpunimi gjyqësor”. Sipas Krajës, grupet kriminale janë bërë shumë të egër dhe asnjë shtet i vetëm nuk mund ta luftojë i vetëm.

“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu, grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit, teknologjia që ata përdorin, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnjë shtet i vetëm nuk e lufton dot këtë aktivitet të organizuar kriminal. SPAK për këtë është krijuar”.

Kraja deklaroi gjithashtu se “nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekuestruar rreth 7 tonë drogë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos