
Një çift bashkëshortësh janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Kosova”, Kamëz, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre.
Policia njofton se janë plagosur, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Unifromat blu kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)