I vunë zjarrin pyjeve në dy fshatra, arrestohen 2 persona në Fier

Nga A2 CNN
8 Gusht 2021, 09:12 | Kronikë
I vunë zjarrin pyjeve në dy fshatra, arrestohen 2 persona në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për zjarrvënie në pyjet e fshatrave  Gjorgoz dhe Kreshpan.

Sipas Policisë A. M., 49 vjeç dhe Z. M., 41 vjeç, banues në Afrim i Ri në Fier, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz, dy ditë më parë, ku është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarë me shkurre e pisha.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan në datë 28 korrik

Policia e Fierit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos