
Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së premtes pasi është përplasur nga një automjet në fshatin Kameras, Fushë Krujë.
Policia bën të ditur se makina që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punon për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.
Ndërkohë, shtetasi B. L., i cili mbeti i plagosur, është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)