
Në një kohë kur situata nga zjarret në vendin tonë vijon të jetë problematike, një 49-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për zjarrvënie. Bëhet fjalë për Artur Beqirin, i cili i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke, në lagjen nr.15 të këtij qytetit, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.
Policia e Durrësit u bën apel të gjithëve banorët që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin, ndërsa fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë. (A2 Televizion)