Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen një 35 vjeçar.
Viktima, shtetasi F.O., ishte drejtuesi i një mjeti tip Volksvagen që u përplas më një mjet tip Benz në vendin e quajtur "Ura me harqe".
Nga plagët e mara, drejtuesi i mjetit Benz dhe një pasagjere e Volksvagenit u transportuan në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)