Gjykimi normal nuk “shpëton” Llallën, SPAK kërkon 2 vite burg për të

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 12:18 | Kronikë
Gjykimi normal nuk “shpëton” Llallën, SPAK kërkon 2

Pasi provoi ndjesinë e të ulurit në bankën e të akuzuarve, këtë të premte ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dëgjoi me veshët e tij kërkesën e SPAK për ta dënuar me 2 vite burg. Sipas pretencës së SPAK, ish-kryeprokurori duhet të fajësohet për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”.

Përveç burgut, prokuroria i kërkoi Gjykatës së Posaçme dënim plotësues për Llallën, përjashtimin e tij nga funksionet publike për 5 vite. Kjo kërkesë finale e prokurorisë, vjen pasi ish-kryeprokurori hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe procesi rifilloi nga zero me procedurë të zakonshme.

Por, edhe pas pyetjes së dëshmitarëve në proces, prokuroria kërkoi të njëjtën masë dënimi për Llallën. Ndryshimi i vetëm është fakti se në rast fajësie, ish-kryeprokurori nuk përfiton ulje dënimi. Ish-kryeprokurori u hetua dhe gjykua në gjendje të lirë dhe ndonëse rrezikon dënim me burg, ai nuk shkon në qeli para se një vendim i tillë të jepet nga një Gjykatë Apeli. Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve. (A2 Televizion)

https://youtu.be/N8fb3ygipvY

A2 CNN Livestream

Latest Videos