
Që prej ditës së djeshme nga rënia me intensitet e reshjeve të dëborës janë regjistruar tre aksidente në autostradën Shkodër-Hani i Hotit, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Më i fundit u shënua orët e para të mëngjesit të sotëm pranë vendit të quajtur “Pjetroshan”, ku një trajler mallrash ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Fatmirësisht shoferi që ka qenë duke e drejtuar ka arritur të dalë në kohë nga mjeti. Aksi nacional Shkodër-Hani Hotit po përballet me vështirësi nga reshjet e dëborës pasi edhe firma kontraktore për mirëmbajtjen e saj nuk ka bërë asnjë ndërhyrje deri më tani. (A2 Televizion)