
Persona të tjerë mendohet se janë të përfshirë në trafikimin e 4 kilogramëve heroinë, që u kapën pak ditë më parë në portin e Durrësit.
Prokuroria po vazhdon hetimet për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa i arrestuari i vetëm, Bledar Shqarthi, ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”.
Shqarthi u arrestua më 6 janar pasi në çantën e tij u gjet sasia e heroinës, ndërsa po përpiqej të kalonte me kamion në portin e Durrësit. Lënda narkotike u gjet pas kontrolleve nga policia kufitare me qen antidrogë. (A2 Televizion)