
Policia e Shtetit njoftoi sot masën arrest me burg ndaj gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, Roland Hysi, dhe të psikologes Elona Meçani, me akuzën e korrupsionit.
Të dy ndodhen tashmë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Roland Hysi, 50 vjeç, dhe Elona Meçani, 28, u përfshinë në një skandal korruptiv të rëndë të zbuluar nga media, me gjyqtarin që kërkonte para dhe favore seksuale disa grave për të dhënë vendime kujdestarie në favor të tyre, i ndihmuar nga psikologja që kishte rolin e sekseres në marrëveshjet me viktimat. (A2 Televizion)