Arrestohet në Itali shqiptari i dënuar për vrasje

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 10:59 | Kronikë
Arrestohet në Itali shqiptari i dënuar për vrasje

Është arrestuar në Itali shtetasi shqiptar Dritan Karaj, 38 vjeç, nga Kruja, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 38-vjeçari u lokalizua në Bergamo, Itali dhe më pas u arrestua në bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dënuar me 19 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim", "Heqja e paligjshme e lirisë" "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”. Në Fushë-Krujë, në 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia njofton se gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me një shtetas tjetër i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit E.T. Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos