U qëllua dy herë me silenciator, kush është Behar Sulo Sofia, personi që u vra këtë mëngjes pranë Piramidës?

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 10:00 | Kronikë

Një person është ekzekutuar me armë zjarri këtë të enjte, buzë Lanës, pranë Piramidës. Një 65-vjeçar i identifikuar si Behar Sulo Sofia, është qëlluar ndoshta me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar krisma.

Viktima është qëlluar dy herë rreth orës 09:00 të mëngjesit, dhe pasi ka qëndruar për disa minuta aty, është transportuar për në Spitalin e Traumës, por ndërroi jetë atje. Policia po kryen kontrolle në zonë, por duket se atentatori ka zgjedhur një pikë ku nuk ka pasur kamera sigurie, çka e vështirëson punën e hetuesve.

https://youtu.be/RSysY1QDBgc

Policia po kërkon verifikimin e pamjeve filmike të kamerave të qendrës tregtare aty pranë, pasi dyshohet se atentatori është larguar pikërisht nga ajo zonë.

Behar Sofia është një personazh i njohur për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Turqia, të heroinës, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Ai ishte pronar i disa bizneseve në zonën pranë Stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Gjatë këtyre viteve ka qenë i dyshuar dhe për gjobëvënie, për krim të organizuar nga Prokuroria e Posaçme ndërsa ishte njohje e afërt dhe bashkëpunëtor i bosit turk të heroinës AbdulselamTurgut i cili do kryente sulm terrorist në festën e Novruzit në Kryegjyshatën e Bektashinjve në Tiranë në vitin 2018.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/25/vrasje-me-arme-zjarri-prane-piramides-identifikohet-viktima-dyshohet-se-u-qellua-me-silenciator/

A2 CNN Livestream

Latest Videos