
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Kamëz, ku si pasojë e një aksidenti midis një automjeti dhe një motori, ka humbur jetën një 30-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Blu”, ndërkohë që mësohet se viktima është shtetasi me inicialet F.H.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërkohë që po merret në pyetje drejtuesi i automjetit, një 25-vjeçar me inicialet R.M. (A2 Televizion)