All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Aksident në Cërrik-Belsh, mjeti i shkatërruar, shpëtojnë mrekullisht drejtuesi dhe pasagjeri

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 10:56 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Një parakalim i gabuar dhe lagështira në asfalt kanë qenë shkaku i një aksidenti të rëndë të ndodhur sot në aksin Cërrik- Belsh, ku fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit të aksidentuar kanë shpëtuar.

Aksidenti në aksin Cërrik- Belsh

Gjendja e mjetit, pothuajse totalisht i shkatërruar, e shndërron në mrekulli faktin që dy personat gjenden të tronditura, por jashtë rrezikut për jetën.

All - Paragraf - 3

Forcat zjarrfikëse dhe ato policore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikat e aksidentit që mund të kishte pasoja fatale. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos