Aksi rrugor Shkodër-Velipojë ka qenë sërish vendodhja e një aksidenti fatal në orët e para të ditës së sotme.
Një automjet të tipit Range Rover, për arsye ende të paqarta ka dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj, 29-vjeçari i identifikuar si shtetasi, Isa Kotrri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga. (A2 Televizion)