
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve pak para mesditës së të premtes në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.
Policia bën të ditur se në fshatin Malasej, Cërrik, shtetasi Z.Q., 42 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", është përplasur me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin D.Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit "Volkswagen", si dhe pasagjerët shtetasit D.Q., dhe R.Q., të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)