Aksident në fshatin Lin, të plagosur dy drejtuesit

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 17:48 | Kronikë
Aksident në fshatin Lin, të plagosur dy drejtuesit

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Tiranë, duke përfshirë dy automjete të dëmtuara tërësisht nga impakti mes tyre.

Sipas burimeve, një nga mjetet ka rrëshqitur nga lagështira dhe shpejtësia dhe i ka prerë rrugën një mjeti me targa greke.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në afërsi të fshatit Lin, dhe mësohet se drejtuesit janë të plagosur dhe po i nënshtrohen mjekimeve në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos